Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016 shënoi suksesin e rradhës në mjekësinë shqiptare

Kongresi Ndërkombëtar Mjekësor IMCA II, organizuar nga Spitali Amerikan, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore u përmbyll me sukses pas tre ditëve , ditën e shtunë në dt. 17 Shtator; duke shënuar kështu një tjetër arritje në fushën e mjekësisë në vend.

Pjesëmarrja e madhe e lektorëve dhe mjekëve nga brenda e jashtë vendit ka treguar për të dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e lartë për t’ju bashkuar dhe qenë pjesë e këtij eventi ndërkombëtar në fushën e mjekësisë.

Numri gjithnjë e në rritje i pjesëmarrësve në këtë event tre ditor, me mbi 1200 mjekë, specialistë dhe infermierë vërtetoi sërish nevojën dhe domosdoshmërinë e programeve, informacioneve, përqasjeve specifike që mjekësia në vendin tonë sot ka nevojë të përcojë tek mjekët.

E veçanta e këtij viti ishte zhvillimi i dy ëorkshop-eve Laborator dhe Anatomi-Patologjike, për të cilat pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë të treguar në rradhët e profesionistëve të mjekësisë.

Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, referuan arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.

Ky event, për të dytin vit rradhazi, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, pati një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë, të cilët u dekoruan edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.

Spitali Amerikan do të vijojë së shpejti proçesin përgatitor për zhvillimet e Kongresit të Tretë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2017.